U hodhën në det për të ndihmuar të renë që lundronte me kanoe, shpëtohen tre pushues në Vlorë
Tre pushues rrezikuan jetën në det pranë plazhit të Ujit të Ftohtë, por u shpëtuan falë ndërhyrjes së Policisë Kufitare Vlorë.
Salla e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit (DRKM) mori njoftim se një shtetase po lundronte me kanoe rreth 1 milje larg bregut dhe kishte vështirësi për t’u kthyer.
Dy pushues të tjerë u hodhën në det për ta ndihmuar, por për shkak të distancës së madhe nga bregu edhe ata u vunë në rrezik.
Policia Kufitare raportohet se nis mjetin lundrues dhe arriti të marrë në bord të tre personat, duke i nxjerrë në breg të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore.