Peka: Rama nuk preket, SPAK arreston për herë të 4-t Lefter Kokën dhe Bllakon, këtë radhë për 'EcoParkun'

Alqi Bllako dhe Lefter Koka, pritet të përballen me arrestime të tjera nga SPAK për aferën e ‘Eco Parkut’.  

Kështu shkruan gazetari Çim Peka, sipas të cilit ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako pritet të përballen për herë të 4-t me masa arresti të vendosura nga SPAK, kësaj here për çështjen e ashtuquajtur ‘Eco Parku’, një projekt që është shfrytëzuar për përfitime korruptive.

Gazetari Çim Peka, përmes një postimi ironik në rrjetet sociale, ka komentuar zhvillimet më të fundit duke ironizuar:

‘Alqi Bllako dhe Lefter Koka pritet të arrestohen nga SPAK për herë të 4 edhe për Eco Parkun e Edi Ramës.

Edhe për vrasjet në Gaza këta do t’i akuzojë Dumani i ‘Drejtësisë së Re’.

Rama n’cuk! Ja kur të dalë Rea, vajza e Terit!’

Edi Rama është akuzuar nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, për përfshirje të drejtpërdrejtë në këtë aferë, me anë të thjeshtrës së tij, Rea Rama, vajza e Linda Ramës me martesën e parë.