Samiti me Putin në Alaskë/ Ambasada e ShBA në Tiranë citon Trump: Bëmë një përparim të madh sot…
Ambasada e ShBA në Tiranë ka reaguar në lidhje me takimin historik të presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin në Alaskë, ku temë kryesore e samitit ishte përfundimi i luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës.
‘Bëmë një përparim të madh sot… Patëm një takim jashtëzakonisht produktiv dhe u ra dakord për shumë pika. – Presidenti Donald J. Trump’, shkruan Ambasada e ShBA në Tiranë, në postimin e saj në Facebook.