Ikardi kthehet me gol, argjentinasi feston në suksesin e Gallatasarajt në kampionat
Mauro Ikardi është kthyer menjëherë të shënojë dhe që në provën e parë në kampionat të Gallatasarajt, ka lënë shenjën e tij.
Kampionët e Turqisë në fuqi fituan 3-0 përballë Fatih Karagymryk dhe treguan të gjithë potencialin ofensiv duke hedhur në fushë emra si Sane, Jillmaz, Osimhen, Zaniolo e Ikardi.
Jillmaz shënoi golin e parë për Gallatasarajn ndërsa më pas një autogol dyfishoi shifrat në pjesën e dytë.
Në fund, kishte minuta edhe për Ikardin të cilit iu deshën vetëm 6 të tillë në fushë para se të dërgonte topin në rrjetë për të vulosur fitoren 3-0.