'Të merren në konsideratë shqetësimet legjitime të Rusisë'/ Putin i kënaqur me bisedimet me Trump: Do sigurohemi për një Ukrainë të qëndrueshme
Gjatë konferencës për shtyp me presidentin e SHBA-ve, Vladimir Putin pasi foli për historinë e marrëveshjeve mes dy vendeve, duke përmendur edhe Alaskën, ai theksoi së, “jam dakord me presidentin Trump se ne duhet të sigurojmë një qëndrueshmëri edhe për Ukrainën. Sigurisht, ne jemi të gatshëm të punojmë për këtë. Do të doja të shpresoja që marrëveshja që kemi arritur së bashku do të na ndihmojë ta afrojmë këtë qëllim dhe do të hapë rrugën drejt paqes në Ukrainë”,- tha Putin.
Shqetësimet e Rusisë duhet të merren në konsideratë që lufta në Ukrainë të përfundojë, thotë Putin
Presidenti rus Vladimir Putin tha se shkaqet kryesore të luftës duhet të eliminohen që lufta në Ukrainë të përfundojë.
"Situata në Ukrainë ka të bëjë me kërcënimet themelore për sigurinë tonë", tha ai gjatë një konference për shtyp sot në Anchorage, Alaskë.
Ndërsa Rusia është e interesuar t'i japë fund asaj që po ndodh në Ukrainë, Putin tha "jemi të bindur se për ta bërë zgjidhjen të qëndrueshme dhe afatgjatë, duhet të eliminojmë të gjitha rrënjët kryesore, shkaqet kryesore të atij konflikti".
"Të merren në konsideratë të gjitha shqetësimet legjitime të Rusisë dhe të rivendoset një ekuilibër i drejtë sigurie në Evropë dhe në botë në tërësi. Dhe unë pajtohem me Presidentin Trump, siç e ka thënë ai sot, se natyrisht, edhe siguria e Ukrainës duhet të sigurohet", vazhdoi ai.
“Natyrisht, ne jemi të përgatitur të punojmë për këtë. Do të doja të shpresoja që marrëveshja që kemi arritur së bashku do të na ndihmojë të afrohemi më shumë me këtë qëllim dhe do të hapë rrugën drejt paqes në Ukrainë”, shtoi ai.