Takimi Trump-Putin: Bota në ankth për rezultatet - Ja kur pritet të merret vesh çfarë është rënë dakord
Tani fillon loja e pritjes për median median e pranishme në bazën Elmendorf-Richardson në Anchorage - dhe për botën.
Presidenti Donald Trump dhe Presidenti Vladimir Putin po zhvillojnë aktualisht bisedime, së bashku me këshilltarët e tyre më të ngushtë të politikës së jashtme, përpara se të marrin pjesë në një "drekë pune" me ekipet e tyre më të zgjeruara pjesëmarrëse.
E gjithë kjo do të ndodhë larg syve të publikut. Gazetarët që udhëtuan me Trump nga Uashingtoni këtë mëngjes janë ulur në një tendë të jashtme së bashku me ata që prisnin në Alaska prej ditësh për të raportuar Samitin historik.
Gjëja e pare që pritet të ndodhë pas takimit kokë më kokë të liderëve është një konferencë e përbashkët shtypi, nga ku bota do të mësojë se çfarë ka dalë nga këto bisedime, nëse ka dalë paqja e shumë pritur dhe me çfarë kosotoje për Ukrainën, apo lufta do të vijojë me paparashikueshmërinë e saj.