Barcelona përfundon regjistrimin e portierit Joan Garcia

Sipas medias katalunase “SPORT”, regjistrimi i portierit Joan Garcia te Barcelona është tashmë kompletuar.

I vetmi hap që mbetet është shfaqja e emrit të tij në faqen zyrtare të La Ligës.

Kjo do t’i hapë rrugë Garcias të jetë i gatshëm për t’u përfshirë në listën e ndeshjes së parë të sezonit, ku Barcelona do të luajë nesër si mysafire ndaj Mallorcës, në një sfidë të vlefshme për javën e parë të La Liga-s 2025-2026.

Joan Garcia do të jetë portieri i parë i Barcelonës për këtë sezon.