Putin hipën në ‘Bishën’ e Trump, udhëtojnë së bashku drejt sallës së samitit
Pasi shtrënguan duart në tapetin e kuq në pistën e aeroportit të Anchorage, Donald Trump dhe Vladimir Putin iu drejtuan drejt automjeteve që po i prisnin.
Por, pavarësisht se Putin kishte sjellë limuzinën e tij ‘Aurus’ dhe ajo u pa në pistën pranë aeroplanëve, presidenti rus hipi në limuzinën presidenciale amerikane, të njohur si ‘Bisha’.
Presidenti rus u pa me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, ndërsa Trump dukej sikur po i përshëndeste turmës.
Më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Trump dhe Putin janë përsëri ballë për ballë.