‘Udhëhoqën një luftë çlirimtare’/ Sali Berisha për krerët e UÇK-së nga Istogu: Urojmë konfirmimin e pafajësisë së tyre
Këtë të enjte është zbuluar pllaka falënderuese në bjeshkët e Istogut për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, ku kanë marrë pjesë gjeneral e figura të larta politike.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili gjatë një interviste për ‘Gazeta’, u theksoi se luftëtarët e UÇK-së udhëhoqën një luftë çlirimtare dhe i dhanë fund një kolonie në zemër të Europës që përbënte një turp të madh dhe të patolerueshëm.
Në lidhje me gjykimin në Hagë që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Berisha tha se uron që procesi të konfirmojë të pafajësinë e tyre dhe rolin që ata luajtën.
‘Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës është faqja me e ndritur e historisë së kombit shqiptarë që nga luftrat e Skënderbeut gjerë më sot, ajo luftë e bëri të lirë kombin shqiptarë por e bëri Ballkanin dhe Evropën me të drejtë dhe më të lirë. Në këtë kuadër asgjë nuk mund të errësojë kontributin historik të luftëtarëve të lirisë’, u shpreh Berisha.
Berisha: Isha në një vizitë private te miqtë të mi. Festuam ditëlindjen e Gani Dreshës dhe u ndjeva shumë i nderuar që isha mik i tyre. Vizitova Bjeshkën e Istogut deri në Çorovodë, në kufi dhe pata fatin të shijoj mahninë e kësaj bjeshke. Nga Istogu nuk mund të largohesha kurrë pa shprehur nderimin tim më të thellë, pa u përulur me mirënjohjen më të pakufijshme, para dhjetra e dhjetra djemve dhe vajzave të Istogut, që ranë me pushk në dorë për liri dhe dinjitet kombëtar, për Kosovën e Pavarur. Betejat e luftëtarëve të Istogut kanë qënë beteja nga më të përgjakshmet por edhe me një rol shumë të veçantë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shpreh edhe njëherë nderimin tim më të madh, mirënjohjen më të pakufishme ndaj luftëtarëve të UÇK-së, të cilët me luftën e tyre, mbrojtën jo vetëm vlerat e shqiptarëve për liri dhe dinjitet, por ajo ishte lufta e fundit çlirimtare në Europë dhe i dhanë fund një kolonie në zemër të Europës që përbënte një turp të madh dhe të patolerueshëm.
Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës është faqja me e ndritur e historisë së kombit shqiptarë që nga luftrat e Skënderbeut gjerë më sot, ajo luftë e bëri të lirë kombin shqiptarë por e bëri Ballkanin dhe Evropën me të drejtë dhe më të lirë. Në këtë kuadër asgjë nuk mund të errësojë kontributin historik të luftëtarëve të lirisë. Sa i përketë Gjykatës së Hagës, duhet të jemi realist se ajo është gjykatë e Kosovës. E kam ndjekur dhe gjerë sot nuk kam lexuar një fakt të vetëm përgjegjëse ata që udhëhoqën këtë luftë dhe që janë sot aty. Urojë që ky proces të konfirmojë të pafajësinë e tyre dhe rolin që ata luajtën, ata udhëhoqën një luftë çlirimtare. Njësitet e UÇK-së ishin aleatët e NATO-së në terren në territorin e Kosovës.
Nga Istogu nuk mund të largohesha pa shprehur mirënjohjen me të thellë para dhjetëra djemve dhe vajzave të Istogut që ranë me pushkë në dorë për liri dhe dinjitet kombëtar për Kosovën e pavarur.