VIDEO/ Enri Çeno: Humbësit e mëdhenj të një marrëveshje Trump-Putin janë Europa dhe Kina
Sekretari për marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD, Enri Çeno ka komentuar takimin Trump-Putin që mbahet në Alaska.
Në intervistën e dhënë në Edicionit ‘Ora 19’ në SYRI TV, Çeno u shpreh se, nëse arrihet një marrëveshje në Alaskë, Europa dhe Kina janë dy humbësit më të mëdhenj.
Çeno tha gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, u shpreh se, pas këtij takimi mund të ketë një formatim të hartës së vendeve të pushtetit global.
‘Dy janë faktorët realisht janë të frikësuar.
Kina është e para, e cila e di që nëse këtu arrihet një marrëveshje bashkëpunimi dhe partneriteti ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë, ajo që humb më tepër është Kina e cila ka investuar jashtëzakonisht shumë tek tregjet ndërkombëtare, kur vjen puna tek tregtia ndërkombëtare dhe tek Arktiku vetë.
Ata kanë tentuar të futen në Arktik dhe të ndërtojnë atje porte dhe baza ushtarake. E kjo marrëveshje e nxjerr jashtë loje Kinën.
Humbësi i madh i një marrëveshje potencialisht të suksesshme do të jetë Kina.
Humbësi i dytë, edhe pse më i vogël është Europa.
Në të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në këto 100 vitet e fundit, drejtuesit e Europës, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, kanë luajtur rolin e ndërmjetësuesit mes SHBA-së dhe Rusisë dhe këtë rol ata janë duke e humbur.
Ata duhet të bëjnë një analizë në vetvete se, pse po ndodh kjo.
Në vitin 1945 në përfundim të Luftës së II botërore, Rusvelti, Çërçill dhe Stalin u mblodhën në Jaltë ku ndanë kufijtë e pushtetit global që vazhdon edhe sot.
Ka ardhur koha që ky rikonfigurim të bëhet në bazë të fuqive dhe pushtetit që kanë sot vendet. Kur flasim për fuqi, nuk flasim vetëm për diplomaci, por mbi të gjitha për fuqi financiare dhe ushtarake.
Prandaj, kjo që po ndodh në Alaskë nëse do të shkojë sipas parashikimeve, do të jetë një rikonfigurim total i hartës së vendeve të pushtetit global’, tha Enri Çeno në SYRI TV.