U largua nga Manchester City, Grealish shpreson të rilindë tek Evertoni
Jack Grealish ka folur për herë të parë pas transferimit të tij tek Evertoni në formë huazimi nga Manchester City për sezonin 2025–2026.
Ai shprehu entuziazmin e tij për këtë hap të ri në karrierë dhe vlerësoi tifozët e Evertonit për pasionin e tyre.
Grealish theksoi rëndësinë e këtij transferimi për të rikthyer formën e tij më të mirë dhe për të siguruar një vend në skuadrën e Anglisë për Kupën e Botës 2026.
Një detaj interesant është zgjedhja e numrit 18 në fanellë, si një homazh për idhujt e tij, Uejn Runi dhe Pol Gaskonj, të cilët e kanë mbajtur këtë numër gjatë kohës së tyre tek Everton.
Grealish zbuloi se kishte biseduar me Runin për këtë zgjedhje, duke theksuar lidhjen e tij personale me këtë numër.
Pas një periudhe me pak minuta loje te Manchester City, Grealish shpreson që nën drejtimin e trajnerit David Mojes të rigjejë lirinë dhe kreativitetin që e karakterizonte në fillimet e tij. Ky transferim shihet si një mundësi për të rikthyer “shkëndijën” që e bëri atë një nga lojtarët më të dashur për tifozët anglezë.