‘Lutja’ e Strazimirit për gazetarët: Vazhdoni shani Sali Berishën, është e vetmja ‘liri’ që ju ka mbetur.

Nga Gent Strazimiri

Vazhdoni shani Sali Berishën! Është e vetmja ‘liri’ që ju ka mbetur...

Është e premte, 15 gusht 2025;

Temperatura shënon 39 gradë C;

Ora është 15.40...

Është ZYRTARISHT FUNDJAVË!

Një gazetar shqiptar, i këtij vendit ku sipas OSBE liria e medias është pothuajse zero, pasi ‘politikën editoriale e përcakton qeveria dhe gazetarët autocensurohen’, ka bërë një vëzhgim inteligjent:

*në selinë e Partisë Demokratike nuk ka njeri!!!

Nuk po e pyes se përse nuk ka zgjedhur të shkojë të vëzhgojë se ç'bëhet me kolegët e News 24, të cilët prej ditësh enden tek dera e punës së tyre pa mundur të hyjnë dot, megjithëse kanë një vendim gjykate në dorë..., për më tepër të kësaj ‘drejtësisë së re’...

Jo!

Doja thjesht ta pyesja:

* kur ke shkelur për herë të fundit në selinë e PS, për të intervistuar kryetarin e saj, apo ta pyesësh në një konferencë shtypi...🤔?

Atë ose secilin prej drejtuesve të partisë në pushtet🤔?

Sali Berishën e ke takuar e pyetur pardje, si çdo ditë, bash përpara se të nisej për në Istog, jo për ‘pushime’, por në një event sa çlodhës aq edhe politik, me ajkën e politikanëve të CDU-së!!!!

Isha aty, dhe e dëgjova kur u shpjegonte se sa të robëruar janë media dhe gazetarët në Shqipëri, e u kërkonte ndihmë për t'i çliruar... 🤷‍♂️

E premtja në drekë, ‘ora 15.40’, është fundjavë edhe për Sali Berishën... 🤷‍♂️

Gjithëses, 🙏 JU LUTEM, JU LUTEM, JU LUTEM🙏:

* Vazhdoni të kritikoni, përgjoni, përgojoni Sali Berishën, mos ndaloni!!!!

Është e vetmja ‘liri’ që ju ka mbetur, e që nuk i prish punë as qeverisë e as pronarit që ju paguan!!!

KAQ!