Ceremonia e lamtumirës, familja e Diogo Jotës në fushë përpara ndeshjes Liverpool-Bournemouth
Familja e Diogo Jotës do të jetë sot disa minuta përpara ndeshjes së parë sezonale të Liverpoolit në tapetin e blertë të “Anfield Road”.
Kampionët e Anglisë do të nderojnë edhe në fushë kujtimin e sulmuesit portugez, i cili u nda nga jeta vetëm javë më parë pas një aksidenti automobilistik në Spanjë.
Edhe pse nga Liverpooli nuk ka ende një njoftim zyrtar, mbi këtë temë është shprehur ditën e djeshme trajneri Arne Slot, i cili bëri me dije se në stadium do të jenë prezent familjarët e Jotës.