SYRI TV/ Rama sulmon mediet dhe gazetarët: Ruhuni nga piromanët verbalë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar të justifikojë, mungesën e  avionëve zjarrëfikës,  duke përdorur  pamje nga zjarret në Greqi. Rama sulmoi mediat e gazetarët duke i cilësuar si piromanë verbalë, pasi publikuan mashtrimin e tij publik, gjatë fushate, kur pretendonte se në verë, Shqipëria do kishte dy avionë zjarrëfikës për shuarjen e flakëve.  

I gjendur nën reagimin e fortë të opinionit publik, për mungesën e avionëve zjarrfikës, në një kohë kur vendi po përballet me dëme të shumëta për shkak të zjarreve që përfshinë vendi, Kryeministri Edi Rama u mundua sërish të justifikohet duke përdor  pamjet e zjarreve në vendin që përfshinë vendin fqinj, Greqinë. 

Rama sulmoi mediat të cilat i kujtuan mashtrimin e tij publik, gjatë fushatës, se në verën e  këtij vitit Shqipëria do kishte dy avionë zjarrëfikës. 

Kjo video është një moment tragjik i këtyre ditëve nga përballja e vendit fqinj me zjarret. Po e postoj për të gjithë ata që flasin nga urrejtja e pashërueshme apo edhe nga sekëlldia e mirëkuptueshme për avionë e për roje pylli, sepse ky vendi fqinj ka 77 avionë zjarrfikës e një historisë të gjatë lufte me zjarret, por lufta me zjarret në kushtet e ndryshimit të klimës është sot ku e ku më e komplikuar se sa duket, kur do të fajësosh qeverinë dhe bërtet pse s’ka avionë apo kur nuk do të kuptosh e thua që kryeministri thotë s’kanë ç’na duhen avionët. 
Madje kryeministri, ka arritur deri në absurdin, që të pyese,  inteligjencën artificiale, për termin piromani verbale, duke I pagëzuar kështu media apo gazetarët të cilat sipas tij po ndezin zjarre konfliktuale,  në këtë situa
të.   

E pyetur per piromaninë verbale ChatGBT shpjegon: 
Piromani verbal është një individ që shfaq prirje sistematike për të gjeneruar tension, konflikt ose polarizim shoqëror përmes gjuhës së folur apo të shkruar, shpesh me qëllim përfitimi politik, mediatik ose personal. Ai përdor deklarata të ngarkuara emocionalisht, insinuata, dhe narrativa konspirative si “stimulus ndezës”, duke synuar të shkaktojë reaksione të forta në publik. 


Deklaratat e kryeministrit i cili po mundohet të përdore çdo  formë krahasimi e shpëtimi, nga llogaridhenia publike, vijnë në një kohë, kur qeveria e tij ka shpenzuar miliona euro në koncesione korruptive, duke mos bërë investime në mjete ajrore  të domodsoshme për shuarjen e flakëve dhe vete kryeministri ka harxhuar miliona euro për udhetime charter, për të cilat nuk pranon të bëjë transparencë.