Të paktën dy persona u plagosën në të shtënat pranë xhamisë në jug të Suedisë

Dy persona u plagosën pas një të shtënë me armë pranë një xhamie në qytetin Örebro të Suedisë, njoftoi policia të premten. Mediat lokale raportojnë se të paktën një prej tyre është dërguar në spital pasi u qëllua teksa largohej nga falja e së premtes.

Shkalla e lëndimeve mbetet e paqartë, ndërsa autoritetet kanë hapur një hetim paraprak për “vrasje të mbetur në tentativë”. Autori i sulmit ende nuk është identifikuar dhe nuk dihet nëse shënjestra ishte vetë xhamia apo individë të caktuar.

Forcat e shumta të emergjencës ndodhen në vendngjarje, ndërsa policia u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonës për arsye sigurie.