Shkrumbimi i Shqipërisë në Gusht 2025 dhe roli i Edi Ramës si përfituesi kryesor

Nga Ardit Zeneli

Flakët nga dora e robit, ndoshta dhe me dron, që zhuritën Shqipërinë deri brenda në qytete, nga data 11-14 gusht 2025, i linin mbrapa shumë edhe filmat Hollivudian! Skena tragjike që prekje, akoma nuk është shfaqur në asnjë film.

Qindra mijëra hektarë me pamjet madhështore të pyjeve me pisha, nuk ishin më, ishin zëvendëduar me pamje që mbillnin vetëm trishtim! Hi i bardhë dhe drunj të zinj! Ashtu siç nuk ishte djegur toka e shqiptarëve, as gjatë Perandorisë Osmane.

Këtu merr kuptim dhe shpehja, ‘tokë e djegur’. Për ‘shpresën’, ishte e vështirë të gjendej aty për momentin.

Por Historia e zjarreve 2025 në Shqipëri, ka dhe të vërtetat e saj që nuk po tregohen siç duhen.

Në histori kanë rëndësi shumë pyetje, ku mes të cilave edhe këto:

Kush përfiton nga djegia e Shqipërisë?

Ai që e ndezi zjarrin me dorë, apo ai që i vuri zjarrin vendit, me veprimet apo mosveprimet e tij?

A ka ndonjë përgjegjës politik këtu? Se përgjegjësit penale, si ai i dorës me benzinë është për tu hetuar rast pas rasti, por përgjegjësi politike s’po

shohim prej më shumë se 13 vitet e fundit.

Por ngjarja merr kuptim kur reagoi vetë kreu i organizatës, Edi Rama, nga vendi i tij i meditimit, për djegien e banesave dhe bagëtive, ku 48 orë pas shkrumbimit total të pyjeve dhe ekosistemit, nxori shkopin magjik dhe tha: Do ju jap para! Shtëpitë do ua ndërtoj! Ça doni më shumë?

Me një mungesë të theksuar empatie dhe cinizmi, me apo pa dashje, vetëdoli një përgjegjës politik direkt i lidhur!

Po çfarë përfiton Rama nga zhuritja e Shqipërisë?!

Tezat që njerëzve u vijnë në mendje janë të shumta! Që nga ‘paketa e maleve’ për ta privatizuar gjithçka në emër të ‘investitorëve strategjikë’ dhe deri te parqet fotovoltaik janë në tavolinën kryeministrore prej muajsh.

Fakti që Edi Rama premtoi me zë dhe figurë para për zgjidhje halli me fatkeqët që humbën çdo gjë, ndër më të rëndësishmet, kujtimet, pikërisht prej tij, me veprimin apo mos veprimin si i pari i vendit, tregon se lepuri fle diku tjetër, jo te halli i madh që i ka zënë fatkeqët e zhuritur nga flakët.

Pra përgjegjësi politik, me rregull treshi, del kryeministri, zaptuesi i karriges së Kryeministrit të Shqiptarë, Edi Rama.

A ka ndonjë organ të pavarur, përjashtojmë opozitën, e marim të mirëqënë që denoncon, ndonjë organ që t’i kujtojë Edi Ramës, që pse premton para dhe shtëpia për fatkeqët që janë viktima të përgjegjësive të tua, pa shpallur gjendjen e jashtëzakonshme?

Pyetje retorike, me thënë të drejtën! S’ka!

Rama po merr përgjegjësi financiare dhe kredo politike pa e lujt vendit fare, pa llogari zyrtare inventarizimi dëmi, por i gatshëm të gllabëroi jetën edhe paratë e fundit të shqiptarëve të ndershëm, fermerët dhe bujqit si fillim, plus atyre miliardave nga jashtë që zhduken si fantazma, nga fondet brenda dhe jashtë vendit, duke negociuar çmimin për fatkeqët e radhës në Shqipëri, të krjuar prej tij!

Edi Rama, në mos e ka bërë vetë këtë punë, dikush aty poshtë ka bërë atë që thotë kreu i organizatës, atë që s’thuhet. Po i hanë… dardha… pas fundshpine.

Historia e zjarreve Gusht 2025 në Shqipëri s’do e fali piromanin fizik, ku numri i rasteve tregojnë se sa të çmendur po përdoren nga regjimi për të shkrumbuar Shqipërinë!

Por historia s’do harrojë as inspiruesin shpirtëror dhe përdoruesin e këtyre të çmendurve, që i ka kultivuar si ushtri ndër vite, që për interesa thellësisht personale i keqpërdor saherë i duhen. Mos harrojmë përmbytjen e Tiranës nga hapja e digës së liqenit, kur Rama ishte kryebashkiak. Fajtori doli të ishte një person me të meta mendore.

Në këto momente, një thirrje e fortë vlen për të gjithë fatkeqët drejtëpërdrejtë të kësaj masakre mjedisore:

Mos e falni Edi Ramën dhe kllounët e tij, nga përgjegjësia direkte në fatkeqësinë tuaj biblike apo kuranore! Reagoni fortë sa jeni në kohë, që edhe Historia të mos iu dënojë!

Një thirrje shkon dhe për zjarrfikësit e shkretë! Ngrini zërin për të drejtat tuaja! Ju lanë pa një shishe uji, pa ngrënë, pa pajisjet urgjente të nevojshme, në mes të flakëve! Reagoni që Historia të mos iu bëjë bashkëfajtorë!

(Pamjet e mëposhtme apokaliptike janë regjistruar në 13 gusht 2025 në fshatin Zenelas, Skënderbegas, Gramsh)