'Në Alaskë jo vetëm Ukraina, edhe ekonomia’/ Nesho: Putin kërkon të rrisë influencën diplomatike me superfuqitë SHBA- Kinë
Diplomati Agim Nesho, samiti i Alaskës do të ketë në tryezën e bisedimeve mes dy liderëve Trump-Putin, një sërë çështjesh, jo vetëm luftën në Ukrainë. Dhe këtë sipas tij, e tregon më së miri, delegacionet pjesëmarrëse në samit nga të dyja palët, teksa Nesho shton se samiti do të jetë vetëm fillimi i një udhëtimit të gjatë.
Në një intervistë për edicionin e mesditës në Syri Tv, diplomati Nesho tha se gjatë samitit Trump-Putin nuk duhet të pritet një zgjidhje e krizës së luftës, më shumë se sa një ndryshim të kursit të Rusisë ndaj sulmit në Ukrainë, e detyruar edhe nga kushtet e presionit ndërkombëtar dhe SHBA-së në veçanti për të ndaluar luftën.
Ajo që vërehet si një hap pozitiv, sipas Neshos, është fakti se presidenti amerikan, Donald Trump u tërhoq nga ideja e shkëmbimit territorial mes Rusisë dhe Ukrainës.
‘Rusia përveçse duke mbajtur pozicionin që ka, kërkon të marrë statusin e fuqisë ndërkombëtare për të diskutuar me fuqi të mëdha siç është SHBA-ja’, theksoi ndër të tjera diplomati Agim Nesho në intervistën për Syri Tv me moderatorin, Edvin Parruca.
S’duhet të presim në aspektin e zgjidhjes së krizës, porse ndryshim të orientimit të Rusisë për sulmin ndaj Ukrainës, e detyruar nga kushtet e presionit ndërkombëtar dhe SHBA për ta ndaluar luftën.
Ky samit do të jetë vetëm fillimi i një udhëtimit të gjatë. Perspektiva e tyre s’është lufta por ekonomia. Të ndalojë humbjen e jetës nga të dy palët që janë në numër të lartë, të dy palët kanë humbur jetën mbi 1 milion e gjysmë jetë, kryesisht ushtarë.
Ajo që pritet në samitin e Alaskës, askush s’e di. Trump deklaroi se do ta kuptojë menjëherë se si do të jetë predispozita. Rusët duan të fitojnë thyerjen e embargos ndërkombëtare nga Perëndimi pas luftës së Ukrainës. Secila palë kërkon të fitojë sa më shumë në aspektin e politikës së jashtme. Rezultati pozitiv, është çështja e akordimit SHBA-Rusi për një armëpushim, kërkesë kryesore e BE-Ukrainë, armëpushim pa kushte. Garancitë e Perëndimit për Ukrainën, që Rusia t’i pranojë.
Premisat janë që vetë DASH, ka marrë masat q ky samit të mos përdoret nga njëra anë, të mos spekulohet që Rusia është fituese në samit, përfshirë inteligjencën e dinakërinë e nënpunësit të KGB-së.
Me rëndësi është që Trump është tërhequr nga shkëmbimi territorial. Në fillim bëri të mundur afrimin me Rusinë, problematik për ndalimin e agresionit për të arritur rezultate konkrete. Ky skenar po tërhiqet. Është fillimi i bashkëbisedimit, njohja me kundërshtarët, samiti tjetër do vendosë. BE-Zelensky do të jenë prezent për sigurinë e të ardhmen ruse, pasi janë të prekura direkt nga tentativat e Rusisë për agresion.
Putin kërkon rritjen e standardit me superfuqitë e vendeve të tjera për të ndarë zonat e influencës. Disa nga çështjet që mund të diskutohet s’është Ukraina, do të diskutohen sipas analistëve rusë, çështje si e ardhmja e lëvizjes në Arktik. Rusia kërkon të kthejë vëmendjen për zona të tjera, Siria, kontratat e bëra me qeverinë e kaluar dhe ruajtja e interesave të saj në bazat detare dhe aeroporte, si fuqi në Mesdhe, marrëveshjen për armët bërthamore.
Rusia duke mbajtur pozicionin që ka, por të marrë statusin e fuqisë ndërkombëtare për të diskutuar me fuqi të mëdha siç është SHBA . Do ketë konferencë personale të Trump, e jo të përbashkët me Putin.