Vrasja e 14 vjeçarit në Maliq/ Syri TV në banesën e autorit të mitur, burrat në burg, e ëma kyç derën

Syri Tv ishte në banesën e 14 vjeçarit të arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Erald Xhejo pasditen e 14 gushtit 2025.  

Një shtëpi e vjetër, me çati llamarine në fshatin Leminot të bashkisë Maliq. Dyert janë të mbyllura e kudo rreth mbizotëron heshtja.

Pas krimit autori, 14 vjeçari Eneido Guri tentoi të largohej por u kap nga policia dhe u dërgua për ndihmë në spital pasi ishte dëmtuar lehtë dhe më pas është shoqëruar për në ambientet e policisë së Korçës si i akuzuar për vrasje me dashje

Në orët në vijim pritet të merret në pyetje në prani të një psikologu dhe familjarëve. Në komisariat janë arrestuar dhe babai i tij,  Edison Guri dhe xhaxhai Roland Guri. Ky i fundit akuzohet se ka marrë nga vendi i ngjarjes thikën me tē cilën u krye vrasja,e ka larë dhe më pas e ka fshehur,duke dashur të pengojnë kështu hetimet.

Familja e autorit, (sipas informacionit paraprak, mamaja e autorit dhe një fëmijë i saj)  është larguar nga banesa për shkak të frikës së një koflikti të mundshëm” mësohet nga banorët e lagjes.  

Dy fshatrat, Leminot ku banonte autori dhe Zvirinë ku banonte viktima janë shumë pranë njëra tjetrës. Ndërkohë i mbyllur qëndron dhe lokali ku ndodhi vrasja në fshatin Pirg, mes dy fshatrave ku banonte viktima dhe autori.

I mituri i cili kishte një tatuazh me armë zjarri në dorë, postonte në rrjete sociale me armë zjarri dhe cigare.

Kur ndodhi vrasja?

Vrasja me thikë ndodhi pasditen e 14 gushtit 2025, në një lokal në fshatin Pirg.

Të arrestuarit

Sipas një njoftimi për shtyp të policisë mësohet se për këtë krim janë vënë në pranga tetë persona. Mes të arrestuarve janë autori Enedio Guri, 14 vjec babai dhe xhaxhai i tij Edison  dhe Roland Guri. Gjithashtu në pranga janë vënë edhe katër të mitur dhe një 34-vjeçar Flori Çela, i cili ishte i pranishëm gjatë konfliktit mes dy adoleshentëve dhe ka ndihmuar autorin të largohej nga vendi i ngjarjes.

Enedio Guri autori 14 vjeç
Edison Guri - Babai i 14 vjeçarit
Roland Guri - xhaxhai i 14 vjeçarit 
Flori Çela - i pranishëm gjatë sherrit tentoi të largonte autorin
4 të mitur, banues në fshatin Zvirinë, për veprat penale "Moskallëzimi i krimit"