Durrës/ Goditi policin gjatë ndalimit për kontroll në automjetin me të cilin udhëtonte, arrestohet 35-vjeçari

Unifromat Blu, arrestuan në flagrancë shtetasin A. V., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë një kontrolli rutinë të automjetit që drejtonte, ka goditur një punonjës policie.

Ngjarja ndodhi gjatë ushtrimit të detyrës nga efektivët e policisë, ndërsa po kryhej kontrolli në automjetin e shtetasit A.V.

Për shkak të këtij veprimi, 35-vjeçari u arrestua menjëherë dhe materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. V., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi ka goditur punonjësin e Policisë, gjatë kryerjes së kontrollit në automjetin që drejtonte.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 49 vjeç, banues në Shijak, me profesion inxhinier; referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 62 vjeç, banues në Tiranë, si dhe shpallën në kërkim djalin e 62-vjeçarit, shtetasin G. T., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi në subjektin për qëllime turistike, në lagjen nr. 14, në pronësi të shtetasit A. T., u konstatuan punime ndërtimi, të kryera pa leje. Punohet për kapjen e shtetasit G. T..

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 23 vjeç, banues në Fier, pasi u kap drejtuar automjetin, pa leje.

Në Komisariatin e Policisë Kavajë, kallëzoi shtetasja F. I., 73 vjeçe, banuese në Kavajë, se më datë 31.07.2025, kishte humbur kontaktet me bashkëshorten e djalit të saj, shtetasen E. I., 46 vjeçe. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Gjiri i Lalëzit/Informacion paraprak-Rreth orës 07:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, duke u larë në det, shtetasi I. B., 63 vjeç, banues në Tiranë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut dhe rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.