Marash Kumbulla zgjedh të bëhet shok skuadre me Muriqin

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, pritet të transferohet te skuadra spanjolle e Mallorca-s.

Pas rikthimit nga huazimi te Espanyoli, Kumbulla ishte vendosur nga Roma në listën e lojtarëve për t’u larguar. Në ditët e fundit, ai u përfol për një kalim te Cagliari ose një rikthim te Espanyoli, por sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, qendërmbrojtësi ka vendosur të pranojë ofertën e Mallorca-s.

Ky transferim e çon 25-vjeçarin drejt një aventure të re në La Liga, ku ai do të kërkojë të rigjejë formën e tij më të mirë dhe të ndihmojë klubin spanjoll në objektivat e sezonit të ri.

Te Mallorca do të ketë shok skuadre një nga lojtarët më të rëndësishëm të këtij ekipi: sulmuesi dardan Vedat Muriqi.