Vrasja e trefishtë në Kosovë, autorë ende të lirë. Sot protestohet para Gjykatës Themelore në Gjilan
Qytetarët e Kosovës gjatë këtyre ditëve u tronditën nga vrasjet që ndodhën.
Një vrasje e trefishtë ndodhi të dielën në Gjilan, gjersa një tjetër në Prishtinë e Prizren.
Në mesin e të dyshuarve ka edhe persona me të kaluar kriminale.
E pikërisht lidhur me vrasjet e fundit dhe sigurinë në vend, sot në ora 19:00 në Gjilan do të protestohet para Gjykatës Themelore të Gjilanit.
Nga të shtënat me armë zjarri të dielën në Gjilan të vdekur mbeten babë e bir, argjendarë të njohur në këtë qytet, të cilët u vranë në një kafene afër objektit të komunës. Pak më vonë, vdiq edhe njëri nga të plagosurit rëndë, i cili po trajtohej në Spitalin e Gjilanit, duke e çuar bilancin në tri viktima.
Të dyshuarit për rastin, Mefail Shkodra me dy djemtë e tij, Edonisin dhe Engjullin janë akoma janë në arrati, pesë ditë pas rastit.