Zbardhet dinamika e vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq – Dy të miturit kishin konflikt, lanë takim për sqarim, por...
Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme qytetin e Korçës, ku në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg, një adoleshent u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, viktima 14 vjeç ka ndërruar jetë nga plagët e marra gjatë përleshjes me një tjetër 14-vjeçar, me të cilin kishte pasur një konflikt të mëparshëm.
Sipas burimeve paraprake nga policia, dy të rinjtë janë takuar me qëllim sqarimi, por biseda është përshkallëzuar në debat dhe më pas në konfrontim fizik. Gjatë përplasjes, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur bashkëmoshatarin, i cili ka ndërruar jetë nga plagët e marra.
Autori i dyshuar ka pësuar dëmtime gjatë sherrit, por jo nga armë prerëse. Ai ndodhet aktualisht në ambientet e spitalit, ku po merr ndihmën mjekësore dhe po merret në pyetje nga oficerët e policisë.
Ndërkohë, hetimet për ngjarjen janë në vijim dhe pritet që autoritetet të zbardhin plotësisht motivin e konfliktit fatal mes dy adoleshentëve.