Loja e hajdutit me syze të kuqe, mes flakëve e tymit

Edi Rama doli sot për të mashtruar shqiptarët sy më sy, duke u fshehur si struci pas hajdutërisë së pamatë që ka instaluar në shtet prej një dekade.

Ndërkohë Shqipëria, digjet çdo verë dhe përmbytet çdo vjeshtë e dimër.

I mbështetur në një sop, me ato syzet e kuqe që duket sikur i ke vënë në një bashkë* leshi të bardhë, e zgjedhur me kujdes ky kombinim nga njeriu më i akuzuar si hajdut në 34 vjet, i ndodhur në ndonjë plazh me siguri, doli dhe dërdëlliti rreth një orë për t’i bindur shqiptarët se zjarret nuk shkatërruan pronat e tyre për shkak të mungesës së shtetit, por se ashtu digjet edhe Greqia e Spanja.

Harron vetëm një gjë hajduti me syze të kuqe: atje shteti ekziston dhe investon në logjistikë zjarrfikëse, ndërsa këtu shërbimet janë mbushur me patronazhistë që i përdor për të vjedhur zgjedhjet, e në kohë zjarresh i le me shkurre në duar e u thërret heronj për propagandë.

Për kujtesë, vetëm këtë vit Greqia ka blerë 25 avionë për fikjen e zjarreve.

Kur shqiptarët i kujtuan udhëtimet me charter privat në komente, Rama, duke i marrë për budallenj, përsëriti mashtrimin se udhëton me linjë normale.

Akuzë të cilën e pranon vetë në veprime, përkundër asaj që thotë me gojë, sespe:

- Bllokoi me fuqinë e kartonave ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për udhëtimet e tij.

- Është akuzuar nga Arben Ahmetaj se ka falimentuar Air Albanian duke e përdorur si taksi private dhe nuk ka guxuar kurrë ta padisë për shpifje. Siç bën ky me çdokënd tjetër.

- Nuk ka bërë asnjëherë transparencë, siç e kërkon ligji, për udhëtimet jashtë vendit apo përdorimin e helikopterëve për çështje personale. Madje, edhe për t’ia vënë në dispozicion Tony Blair e miqve të tjerë personalë asetet e shtetit.

- Është i bindur se me kartonat e vjedhur më 11 maj, shqiptarët nuk do ta marrin kurrë vesh sa miliona euro harxhon për udhëtime, verëra nga 33 mijë euro shishja, detokse 10 mijë euroshe apo bileta sporti mijëra dollarëshe.

E këto janë abuzime minimale të Bardhokuqit me pushtetin, krahasuar me afera korruptive unike në historinë e këtij vendi, si inceneratorët, konçensionet në shëndetësi etj.

Rama flet sikur po vjen në pushtet, jo sikur ka hyrë në mandatin e katërt.

Ai është i bindur se qeveris një popull që i vjedh votën për t’i zbrazur xhepin dhe nuk ndihet. Bile, ai tashmë duket i bindur se populli beson çdo herë fjalën e tij si të ishte për herën e parë.

Mjafton vetëm fakti që del me një palë syze si lolo, për të kuptuar mirë se ç’vlerësim ka ai për audiencën të cilës po i drejtohet për komunikim.

Duke ditur që shqiptarët e njohin si hajdut me çizme, ai ka vendosur t’i marrosë me një palë syze të kuqe kalamajsh, por harron që përsëri hajdut mbetet.