Putin për takimin me Trump: Ukraina dhe armët bërthamore në qendër të bisedimeve

Kreu i Kremlinit, Vladimir Putin, ka komentuar për herë të parë mbi takimin që do të zhvillojë nesër në Alaskë me presidentin amerikan Donald Trump. Ai theksoi se çështja ukrainase do të jetë ndër temat kryesore në rendin e ditës.

“Administrata e presidentit Trump po ndërmerr hapa të rëndësishëm drejt zgjidhjes së konfliktit në Ukrainë,” u shpreh Putin gjatë një takimi me zyrtarë të lartë të Federatës Ruse.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit mes dy fuqive botërore për çështjet bërthamore, duke theksuar:

“Vetëm përmes një mirëkuptimi dypalësh për kontrollin e armëve bërthamore mund të sigurohet paqja e qëndrueshme.”