SYRI TV/ Rama justifikon shpenzimet për charter: E përdor avionin vetëm në vizita zyrtare
Pas reagimeve të forta në opinionin publik, Kryeministri Edi Rama bëri një komunikim në rrjetet sociale,për të justifikuar mungesën e avionëve zjarrëfikës. Teksa shteti shpënzon miliona euro për udhetimet e tij, me charter, Rama u mundua të justifikojë para qytetarëve edhe përdorimin e avionit privat, në një kohë kur qeveria kursehet për mjetet ajrore për shuarjen e flakeve.
Reagimi i fortë i opinionit publik, ndaj mungeses se mjeteve ajorore nga ana e shtetit per shuarjeen e zjarreve e ka detyruar Kryeministrin Edi Rama te beje nje komunikim publik në rrjetet sociale. Kryeministri ka perseritur justifikimin e zakonshëm se edhe vende të tjera europaine qe kane mjete te tilla po perballen me zjarret.
"Po të kishim avionët tanë do të ishte akoma më mirë. Askush nuk e mohon këtë. Spanja është një nga fuqitë më të mëdha të NATO-s dhe është përballur me një siutatë shumë të rëndë"
Qëllimi kryesor i daljes puboike te kryeministrit ishte edhe justifikimi i shpenzimeve marramendese qe ai ka bere per fluturime charter ne nje kohe ku shtetit kursehet per te blere avion tashmë te domosdoshem per fikjen e zjarreve. Megjithese zyra e tij ka refuzuar ne mënyrë të vazhdueshme te jape faturat per udhetimet charter te krymeinistrit dhe Partia socialiste bllkoi ngritjen e një komisioni hetimor për kete cceshtje, Rama pretendoi se luksi i tij per te udhetuar me avion privat. nuk ju kushton shume taksapaguesve shqiptare.
"Avioni i shumëpërfolur i përdorur nga unë vetëm për udhëtimet zyrtare sepse në çdo udhëtim tjetër privat unë marr avionët e linjës dhe jam rregullisht bashkë me familjen në ekonomik, gjithmonë. Këtë e dëshmojnë të gjitha biletat e deklaruara dhe janë të verifikueshme, avioni i përdorur për udhëtimet zyrtare nuk i ka kushtuar dhe nuk i kushton shtetit shqiptar më shumë se sa shumatorja e shpenzimeve mesatare të kryera çdo vit nga Kryeministri i Shqipërisë, përfshirë mender jush edhe paraardhësin tim”, u shpreh ndër të tjera Kryeministri.
I gjendur perballe komenteve te qytetareve qe e fajesuan per keqmenaxhinin e situates se krijuar nga zjarret Rama ju kundërpërgjigj shkurt: Qentë le të lehin, karvani të shkojë përpara'