As Messi, as Mbappe... njihuni me futbollistin më të titulluar të të gjitha kohërave në moshën 23-vjeçare

Ai po shkruan historinë në futbollin elitar botëror. Nuno Mendes, mbrojtës i PSG-së, ishte protagonist në finalen e Superkupës së Europës kundër Tottenham-it, duke shënuar penalltinë vendimtare që i dha trofeun klubit parizien. Me këtë sukses, ai ka arritur në plot 14 trofe kolektivë në një karrierë që ende është në fillimet e saj.

Kj arritje e bën Mendes-in lojtarin më të titulluar në historinë e futbollit deri në moshën 23-vjeçare, duke lënë pas emra të mëdhenj si Kingsley Coman (13 trofe), Kylian Mbappé (12), si dhe legjendat Pelé dhe Lionel Messi (nga 11 trofe secili para së të mbushnin 24 vjeç). Edhe Cristiano Ronaldo dhe talenti i ri João Neves ndodhen më pas në listë, me nga 10 trofe.

Karriera e Nuno Mendes ka marrë hov të madh në vetëm pesë vite. Debutimin me trofe e pati më 23 janar 2021, kur me Sportingun fitoi Kupën e Ligës ndaj SC Braga-s. Me “Luanët” ai shtoi edhe një titull kampion dhe një Superkupë para se të transferohej te PSG-ja. Në Francë ka fituar katër tituj radhazi në Ligue 1, dy herë Kupën e Francës, dy herë Superkupën, Champions League-n dhe Ligën e Kombeve me Portugalinë.

Në moshën 23-vjeçare, Nuno Mendes tashmë ka arritur atë që shumë futbollistë e ëndërrojnë gjatë gjithë karrierës së tyre dhe ky është vetëm fillimi.