Bombë artizanale në Athinë, gjurmët e gishtave zbulojnë shqiptarin
Autoritetet duket se janë shumë afër identifikimit të personit që vendosi mjetin zjarrvënës në Drosia, pasi pas analizave në laboratorë forenzikë u gjet një gjurmë gishti që i përket një personi me origjinë shqiptare dhe me të shkuar kriminale.
Mjeti zjarrvënës i improvizuar u pa nga një qytetar të martën e 12 gushtit ndërsa po ecte në një zonë të Drosias, rreth 20 km në veri të Athinës dhe menjëherë njoftoi autoritetet.
Mekanizmi përbëhej nga dy bombola gazi, të vendosura njëra pranë tjetrës, me një shishe benzinë midis tyre. Një qiri i vogël ishte vendosur gjithashtu mbi këtë përbërje.