", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/August/14/auto_citiii1755163183.png", "width": 900, "height": 537 } }

VIDEO/ Manchester City prezanton numrin e ri 10, merr stafetën nga Grealish

Manchester City ka një numër të ri 10 dhe ai është Rayan Cherki. Mesfushori ofensiv francez, i transferuar nga Lyoni në qershor para Botërorit të Klubeve, do të mbajë numrin që deri tani i përkiste Jack Grealish, i cili u huazua tek Evertoni.

Gjatë Botërorit të Klubeve në SHBA, Cherki mbajti numrin 29, duke debutuar në fitoren 2-0 ndaj Wydad-it dhe duke shënuar në triumfin 6-0 kundër Al Ain-it.

Në komunikatën zyrtare, klubi theksoi se dhënia e këtij numri simbolik francezit pasqyron aftësitë e tij si krijues loje, duke kujtuar se numri 10 është historikisht i lidhur me lojtarë të talentuar e kreativë.

Mes emrave të mëdhenj që e kanë veshur më parë këtë fanellë te City, veçohet Sergio Agüero, golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.

Me Cherki-n që merr këtë numër ikonik, pritshmëritë te “Qytetarët” janë të larta për magji të reja në fushë.