Kritik zjarri në fshatin Xath në Fushë Arrëz, ndërhyn helikopteri, terreni i thyer vështirëson operacionin
Kritike vijon të jetë situata në fshatin Xath në Fushë Arrëz, teksa vijon operacioni për vënien nën kontroll të zjarrit masiv në malet e Xathit.
Bashkia po angazhon të gjitha kapacitetet njerëzore e logjistike, me mbështetje nga forcat e ushtrisë dhe komuniteti vendas.
Aktualisht në ndihmë për shuarjen e flakëve ka mbërritur helikopteri për ndërhyrje ajrore, i cili po angazhohet për izolimin e vatrave aktive.
Terreni është tepër i vështirë, por pritet që me ndërhyrjen nga ajri të arrihet neutralizimi i zjarrit.
Ndërkohë në bashkitë e tjera të Qarkut të Shkodrës, situata me zjarret duket më e qetë.
Në Bashkinë Shkodër, nga raportimet e vrojtuesve pyjorë, vatrat e zjarreve të shfaqura ditën e djeshme janë shuar dhe aktualisht nuk ka zjarre aktive në zonat pyjore të Bashkisë Shkodër.
Në kënetën e Domit, Njësia Administrative Velipojë (Zonë e Mbrojtur), sipas punonjësve të Drejtorisë përkatëse, nuk ka flakë, por vetëm tym, i cili nuk paraqet rrezik përhapjeje.
Qarku i Shkodrës:
Bashkia Shkodër
Sipas raportimeve të vrojtuesve pyjorë, vatrat e zjarreve të shfaqura ditën e djeshme janë shuar dhe aktualisht nuk ka zjarre aktive në zonat pyjore të Bashkisë Shkodër.
Në kënetën e Domit, Njësia Administrative Velipojë (Zonë e Mbrojtur), sipas punonjësve të Drejtorisë përkatëse, nuk ka flakë, por vetëm tym, i cili nuk paraqet rrezik përhapjeje.
Bashkia Fushë-Arrëz
Në fshatin Xath, Njësia Administrative Blerim, vijon operacioni për vënien nën kontroll të zjarrit masiv në malet e Xathit. Bashkia po angazhon të gjitha kapacitetet njerëzore e logjistike, me mbështetje nga forcat e ushtrisë dhe komuniteti vendas.
Sapo ka mbërritur helikopteri për ndërhyrje ajrore, i cili po angazhohet për izolimin e vatrave aktive. Terreni është tepër i vështirë, por pritet që me ndërhyrjen nga ajri të arrihet neutralizimi i zjarrit.
Bashkia Vau Dejës
Nuk raportohen probleme nga emergjencat civile.
Bashkia Pukë
Nuk raportohen probleme nga emergjencat civile.
Bashkia Malësi e Madhe
Nuk raportohen probleme nga emergjencat civile.
Strukturat e Emergjencave Civile të Prefektit të Qarkut Shkodër ndodhen në terren në fshatin Xath, Bashkia Fushë-Arrëz, duke koordinuar veprimet me strukturat vendore, forcat e ushtrisë dhe helikopterin e mbërritur për ndërhyrje.