FOTOT e rralla/ Gjyshi i Edi Ramës, si shofer i Ahmet Zogut

Historia është e njohur. Vetë kryeministri Edi Rama ka rrëfyer disa herë për gjyshin e tij, i cili ka qenë shofer i Ahmet Zogut.

Rreth dy muaj më parë, i ulur në tryezën e një familje tiranase, Rama pohoi se gjyshi i tij para se të bëhej shofer i mbretit, kishte qenë shofer i kryetarit të Bashkisë së Durrësit në atë kohë.

“Kam pas gjyshin shofer. E çoi i ati në Itali, stërgjyshi jonë, për t’u bërë intelektual, ai çar bëri? Gjithë lekët që i kishte dhënë baba për një vit, i mori dhe bleu makinë, e jetonte në Durrës. E thirri kryebashkiaku më pas dhe i tha:

- Si mund të kesh ti makinë më të mirë se unë?

E mori dhe u bë shoferi i tij. Më pas kur shkon në festën e 28 nëntorit që organizoi Mbreti Ahmet në Tiranë. Aty e pa mbreti kryebashkiakun dhe e pyeti se:

- Çne ti me këtë makinë kaq të bukur.

E ky i tha:

- E ka shoferi im.

Më pas gjyshi u bë shoferi i lartmadhnisë”.

Te gjithë përkrahësit e Ahmet Zogut, diktatori Enver Hoxha i përndoqi për 45 vite me radhë. Është e habitshme se si familja e kryeministrit Rama, që ishin shërbëtorë dhe stafi i oborrit mbretëror, u bënë të përkëdhelurit e vetë Enver Hoxhës.

/SYRI.net/