Noka: Mediat në Shqipëri nën diktatin e Ramës, gazetarët kërcënohen dhe vetëcensurohen

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar mbi situatën e lirisë së medias, duke u ndalur edhe tek ajo që prej datës 9 gusht po ndodh ambientet e News24, ku policia dhe ushtria sulmuan godinën duke mos lejuar gazetarët të ushtrojnë detyrën.

Teksa i referohet një raporti i DASH, Noka thotë se konstatohet se në Shqipëri liria e shtypit është cënuar deri në pikën që gazetarët ushtrojnë vetëcensurë.

Reagimi i Flamur Nokes:

Pushteti mediatik në duart e kryeministrit Ramaduro
Departamenti Amerikan i Shtetit 🇺🇸 pohon se në #Shqipëri liria e shtypit cënohet deri në pikën që gazetarët vetëcensurohen.
#DASH, në raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut, për Shqipërinë shprehet se:
🔻 “Qeveria, partitë politike dhe grupet kriminale kanë përdorur lidhje të drejtpërdrejta me pronarët e medias dhe redaktorët e lartë për të ndikuar në përmbajtjen e raportimit”.
🔻 “Interesat politike dhe ato të biznesit kanë ushtruar presion mbi gazetarët. Disa gazetarë kanë raportuar se kanë marrë mesazhe kërcënuese ose janë bërë objekt i fushatave publike të njollosjes, pas raportimeve mbi korrupsionin apo keqpërdorimet e supozuara të qeverisë”.
🔻 “Në muajin mars, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar publikisht kryeministrin për përdorimin e një gjuhe frikësuese ndaj një gazetari që po hetonte investimet në turizëm në vend”.
🔻 “Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kanë kufizuar pavarësinë e mediave të shkruara, ndërsa raportohet se gazetarët kanë ushtruar vetëcensurë”.
🔻 “Mungesa e kontratave të zbatueshme të punës ka ulur pavarësinë e gazetarëve dhe ka kontribuar në njëanshmërinë e raportimit”.