Serbia gëlon sërish nga protestat/ Mbështetësit e Vuçiç qëllojnë protestuesit me mjete piroteknike
Në disa qytete të Serbisë, edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare. As kësaj here nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve dhe mbështetësve të pushtetit, të udhëhequr nga Partia Progresive Serbe (SNS), partia e presidentit të vendit, Aleksandar Vuçiç.
Bačen je i suzavac.#NoviSad https://t.co/3dLS6YUzMJ pic.twitter.com/F61fEjM2YX
— Radio 021 (@Radio021) August 13, 2025
Protestat zhvillohen në Beograd, Novi Sad, Nish, Kragujevac dhe disa qytete të tjera. Një nga pikat kryesore të protestës është Novi Beogradi, ku është pezulluar qarkullimi i trafikut. Në Novi Sad po mbahet një marsh protestues, ku, sipas N1, marrin pjesë shumë qytetarë.
Big protests are happening tonight across Serbia 🇷🇸 against Vučić’s regime. Tension is growing, and there are clashes with police in many cities.
— Based Serbia (@SerbiaBased) August 13, 2025
Vučić should call early elections before things get worse.
This is video from Novi Sad. pic.twitter.com/IXkuzwYGHb
Në Novi Beograd situata është e tensionuar, pasi demonstruesit janë ndaluar nga një kordon policor, pas të cilit ndodhen mbështetës të pushtetit. Ndërkohë, Vuçiç po u drejtohet mbështetësve të tij në rrugën Kneza Miloš. Në Novi Sad, nga ambientet e SNS-së janë hedhur mjete piroteknike, ndërsa demonstruesit kanë thyer dritaret e zyrave të kësaj partie. Më pas, policia formoi një kordon mes ambienteve të SNS-së dhe demonstruesve.
Iz pravca prostorija SNS poletela su pirotehnička sredstva na okupljene građane u protestnoj šetnji.
— TV N1 Beograd (@n1srbija) August 13, 2025
Opširnije u našem blogu 👉 https://t.co/Kek8FIBKGT pic.twitter.com/2nmoqGjHIK
Edhe në qytetet e tjera ku po mbahen protesta, situata është e tensionuar mes demonstruesve, mbështetësve të pushtetit dhe policisë. Protestat e mbrëmjes së sotme janë reagim ndaj përleshjeve të djeshme mes kundërshtarëve të pushtetit dhe mbështetësve të tij. Në mbarë Serbinë, që prej nëntë muajsh po mbahen protesta të organizuara nga studentët, si reagim ndaj shembjes së çatisë së rikonstruktuar të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona.