VIDEO/ Superkupa e UEFA-s, Tottenhami shokon PSG-në në pjesën e parë
Tottenhami e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi përballë Paris Saint-Germain me rezultat 1-0 në kuadër të Superkupës së UEFA-s.
Skuadra londineze e nisi takimin fuqishëm, duke bërë presion mbi fituesin e Ligës së Kampionëve.
PSG u kundërpërgjigj në disa raste, por u mungoi efikasiteti, duke u dukur i barabartë me Spurs në fushë.
Por, me kalimin e minutave, skuadra franceze shtoi presionin, duke lënë më shumë hapësira në mbrojtje.
Aty Tottenhami i ndëshkoi, duke shënuar për 1-0 me anë të Micky van de Ven në minutën e 39-të.
PSG u mundua që deri në përfundim të pjesës së parë të shënonte golin e barazimit, mirëpo nuk ia doli, duke shkuar në pushimin mes pjesëve në dizavantazh.