Riaktivizohet vatra e zjarrit në fshatin Ermenjë në Skënderbegas, era e fortë favorizon përhapjen flakëve

Fshati Ermenjë është përfshirë sërish nga flakët, ndërsa banorët që kanë rikthyer në shtëpitë e tyre u kërkohet të qëndrojnë në gatishmëri për një evakuim të mundshëm.

Shumica e tyre po ndihmojnë vullnetarisht në përpjekjet për fikjen e zjarrit.

Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve drejt qendrës së fshatit, duke rritur rrezikun për banorët dhe pasuritë lokale.