'Situatë apokaliptike'/ Cani: Nuk ka strukturë kombëtare e as plan për mbrojtjen nga zjarret, flakët kanë arritur deri në vatrën e çdo banori
Për ekspertin dhe drejtuesin e Departamentit të pyjeve dhe kullotave në PD, Hasan Cani, situata e zjarreve në vendin tonë është skandaloze dhe tregues i mosmenaxhimit nga institucionet shtetërore.
Në një intervistë për Syri TV në edicionin e mbrëmjes, Cani tha se vendi ndodhet në një gjendje apokaliptike, me zjarre që kanë përfshirë të gjithë territorin, nga jugu në veri dhe nga lindja në perëndim.
“Shqipëria është kthjellë në një furrë gëlqerjeje që digjet çdo ditë, pa dallim pyjesh, kullotash, zonash të mbrojtura apo tokash bujqësore, dhe zjarri ka arritur deri te vatër e çdo banori shqiptar,” tha ai.
Sipas Canit, vendi duhet të kishte një plan mbarekombëtar dhe të ishte në gjendje emergjence për fikjen dhe marrjen e masave parandaluese. Ai paralajmëroi se, nëse nuk merren masa, zjarret e mëdha janë të pamundura për t’u fikur, veçanërisht për shkak të pozicionit gjeografik, temperaturave të larta dhe terreneve të vështira malore.
Eksperti theksoi se, nëse masat do të ishin marrë që në fillim, situata nuk do të ishte kaq kritike. Ai shtoi se nuk ekziston një strukturë tërësore për mbrojtjen e pyjeve dhe kullotave në Shqipëri, gjë që duhet të ndryshohet sa më parë.
Cani:
Situata sot në vendin tonë është një situatë apokaliptike, zjarret kanë përfshirë gjithë territorin e vendit nga jugu në veri, nga lindja në perëndim.
Shqipëria është kthyer në një furrë gëlqerjeje që po digjet çdo ditë, pa dallim pyjesh, kullotash, zonave të mbrojtura, toka buke, dhe ka arritur zjarri deri në vatren e çdo banori shqiptar.
Në këtë situatë që gjendet vendi ynë, duhet të ishte ngritur sot, të kishte një plan mbarekombëtar, i madh e i vogël të ishte në emergjencë kombëtare për fikjen dhe marrjen e masave për shuarjen e zjarreve.
Zjarri duhet parandaluar, duhej marrë masa parandaluese. Nëqoftëse zjarri arrin në këtë shkallë djegjeje, është veçse e pamundur ta fikësh, sidomos në ushtrët e vendit tonë, që ne kemi pozite gjeografike të tillë, plus temperaturat e larta që e ndihmojnë, por të na ndihmon edhe terreni, se ne kemi terren shumë të vështirë, kemi teren malor, kemi terrene të thata.
Nëqoftëse do ishin marrë masat që në fillim, nuk do të ishim në këtë situatë, por a i kemi ne këto masa?
Masat kyçësore janë që në ngritjen e strukturës, a kemi bërë një strukturë sot për mbrojtjen nga zjarri në Shqipëri të pyjeve e të kullotave?
Në këtë nuk e kemi, ne duhet të kemi një strukturë të pyjeve dhe të kullotave, perfekte, në këtë nuk e kemi.