Zyrtare/ Milani prezanton ish-mbrojtësin e Juventusit

Milani i ka dhënë lamtumirën Malik Çau dhe menjëherë ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Nga radhët e Xhenoas është afruar Koni De Winter, i cili ka marrë vendin e lënë bosh nga gjermani.

Një lëvizje shumë e shpejtë e Igli Tares, për t’i siguruar Alegrit një zëvendësues në lartësinë e duhur.

Pas vizitave mjekësore të kryera dje, sot ka ardhur firma në kontratë dhe zyrtarizimi i saj, me klubin e Milanit që e bëri publike më një njoftim, duke saktësuar se ai kishte firmosur deri në qershorin e vitit 2030.

Marrëveshja me Xhenoan kalon shumën e 20 milionë eurove, duke llogaritur edhe bonuset në varësi të klauzolave që mund të përmbushen.

De Winter spikati në akademinë e Juventusit, por nuk ia doli të çante në ekipin e parë.

Ai u huazua tek Empoli fillimisht e më pas u shit te Xhenoa, ku spikati me lojën e tij dhe u kthye në një lojtar që u interesonte klubeve të mëdha.

Në fillimin e verës ishte Interi që dukej pranë futbollistit, por Milani u tregua më i shpejtë në sigurimin e marrëveshjes sapo shiti Çau.