E konfirmon trajneri i Rubin Kazan: Mirlind Daku është në ‘shënjestrën’ e Fiorentinës
Trajneri i Rubin Kazan, Rashid Rakhimov, foli pas humbjes 3-0 kundër Zenit St. Petersburg.
Gjatë intervistës së tij, trajneri rus bëri gjithashtu një koment në lidhje me transferimet që përfshinte Fiorentinën, një nga ekipet që thuhet se është e interesuar për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku.
“Nga ajo që kuptoj, Fiorentina po kërkon ta shesë Kin. Dhe po, ata janë të interesuar për Dakun”, konfirmoi trajneri i Rubin Kazan.
Daku ka shënuar tashmë katër gola në katër ndeshjet e para të divizionit të parë në Rusi.
Megjithatë, në përgjithësi, mbërritja e një sulmuesi të ri për Fiorentinën lidhet gjithashtu me largimin gjithnjë e më të mundshëm të Beltran, i cili është shumë i kërkuar në Rusi.