Portieri i Kosovës, Arijanet Muric transferohet në Serie A

Tashmë është zyrtare: Arijanet Muric është lojtari më i ri i Sassuolos.

Portieri i kombëtares së Kosovës është transferuar te klubi që militon në Serie A në formë huazimi nga Ipswich Town.

Më poshtë është deklarata për shtyp me të cilin Sassuolo njoftoi rezultatin e suksesshëm të marrëveshjes:

“Sassuolo Calcio njofton se ka blerë shërbimet e futbollit të Arijanet Muric (portier, 1998) nga Ipswich Town në formë huazimi me mundësi blerjeje”.