Zjarri në Gramsh, shkrumboi 3 fshatra! Banorët për Syri TV: Ndërhyrja e vonuar! Ikëm zbathur, dëme të mëdha

Në Gramsh zjarri i rënë gjatë ditës së djeshme ka shkaktuar dëme të mëdha. Fshati Shimër, Bletas dhe Skënderaj janë shkrumbuar, informon gazetarja e Syri Tv.

Banorët e fshatit Skënderaj prej ditës së djeshme braktisën banesën zbathur për ti ikur flakëve e kur të kthehen druajnë se nuk do të gjejnë asgjë veç shkrumb e hi.

Banorët ende nuk dinë çfarë ka ndodhur me banesat, gjënë e gjallë të tyre. Nuk dinë as si do të jenë ditët në vijim pasi zjarri u ka marrë të vetmen pasuri që kishin.

Syri TV sjell dëshmitë e disa nga banorëve të cilët thonë se ndërhyrja ka qenë me vonesë.  

Në Skënderbegas, na ra zjarri në orën 11 -12 , Ne ikëm. Erdhën me helikopterë kur ne po iknim. Kemi lënë pas shtëpinë, bagëtinë. Jemi në qiell të hapur. Na janë bërë dëme të mëdha’ thotë një banor

“Morëm fëmijët e ikëm.. unë ika zbathur..Kur ikëm ne po vinte ushtria e helikopterët.. janë djegur bagëti e lopë. duam ndihmë nga shteti”