Zjarret shkatërruese në Delvinë, po digjen dhe banesa helikopterët mbërrijnë me vonesë

Zjarret që kanë përfshirë zonën e Delvinës prej orëve të para të mëngjesit kanë djegur disa hektarë pyje, banesa dhe kanë rrezikuar seriozisht jetën e banorëve.

Vatrat e zjarrit kanë mbërthyer një sipërfaqe të gjerë, duke shkaktuar panik dhe dëme të mëdha.

Ndërkohë, dy helikopterë zjarrfikës kanë mbërritur në zonë rreth orës 11:50 duke ardhur me vonesë në përpjekjet për të kontrolluar dhe shuar flakët. Po hidhet ujë nga dy helikopterë në zonat ku vatrat e zjarrit janë më të fuqishme.

Situata në zonën e Delvinës vazhdon të jetë kritike, me flakë të mëdha që po afrohen shumë pranë shtëpive të banimit.