Delvina po shkrumbohet/ Era përhap flakët duke rrezikuar dhe banesa
Ora 11:29 Situata në Delvinë vijon të jetë e rëndë. Era dhe temperaturat e larta po përhapin flakët në periferi të qytetit duke rrezikuar dhe banesat.
Ndërkohë pamjet që vijnë në redaksi tregojnë dhjetra hektarë me pemë të shkrumbuara dhe një zjarrfikëse që përpiqet të shuajë flakët.
Rreth orës 11:00 një vatër e re zjarri është aktivizuar në zonën e Delvinës, në vendin e quajtur lagjia Kasapaj. Flakët ndodhen shumë pranë zonave të banuara dhe po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë që po fryn në këtë moment, duke rrezikuar banesat dhe jetën e qytetarëve.