Situatë emergjente në zonën e Delvinës, banori flet për Syri Tv: Duhet ndërhyrja e helikopterëve, na rrezikohen banesat dhe jeta

Në një situatë emergjence të jashtëzakonshme në zonën e Delvinës, banorët së bashku me zjarrfikësit po përballen me avancimin e shpejtë të flakëve, ndërsa era e fortë dhe kushtet atmosferike po e vështirësojnë jashtëzakonisht ndërhyrjen për fikjen e zjarrit.

Një banor i zonës, i cili ndodhet aty që prej orës 6 të mëngjesit, shprehet se po bëjnë maksimumin me cisternat e tyre për të lagur zonën pranë shtëpive për të ndaluar përhapjen e flakëve. “Kjo është një tragjedi e vërtetë. Duhej të kishte më shumë helikopterë në shërbim për fikjen e zjarrit, pasi flakët përbëjnë rrezik të madh për lagjet dhe banorët,” thotë ai.

Pavarësisht gjendjes kritike, banorët shprehen se nuk kanë ndërmend të largohen, duke qëndruar në terren për të mbrojtur pronat.