VIDEO/ 70-vjeçari gjendet i mbytur në plazhin e vjetër të Vlorës

Një 70-vjeçar është gjetur i mbytur në plazhin e vjetër të qytetit të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake nga policia, viktima dyshohet të ketë qenë pushues.

Ende nuk dihet nëse ai ka qenë banor i zonës apo turist, ndërsa shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta — mund të jetë mbytur aksidentalisht ose të ketë pësuar një arrest kardiak.

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë dhe autoambulanca.