Gramshi sërish në alarm/ Zjarret jashtë kontrollit, flakët kërcënojnë 7 fshatra (FOTO)
Edhe pse u mendua se situata u vu nën kontroll përgjatë natës, Gramshi sërish është zgjuar nën alarm, nga zjarret që kërcënojnë fshatra të tërë.
Në 7 fshatra, përfshirë Skënderbegas, Kullollas, Bledës, Shimër, Fushës, Zenelaj, Harunas edhe këtë të mërkurë zjarret janë jashtë kontrollit, pavarësisht ndërhyrjeve të forcave zjarrfikëse të ndihmuar edhe nga vetë banorët.
Autoritetet vendore bëjnë thirrje që secili të japë kontributin e tij në këto momente të vështora që po kalon Gramshi, duke shtuar nuk është momenti për të bërë politikë, pasi kjo duhet lënë për një moment tjetër.
‘Është koha të jemi të gjithë bashkë për të dhënë çdo kontribut’, ishte thirrja e autoriteteve.
Pas humbjes së një jete njerëzore dhe me dhjetëra të tjerë të plagosur nga zjarret dhe tymi, bilanci vijon të rendohet me shtëpi të djegura, bagët e shumë mjete bujqësore që përdoreshin nga banorët e zonës.
Qindra hektarë me pyje e vreshta të shkrumbuara. Më keq situata është në Njësinë Administrative Skënderbegas.