Hormova rrezikon të shkrumohet, Shehu: Kërkohet ndërhyrje urgjente nga Forcat e Emergjencës, banorët në rrezik
Deputeti i PD, Tritan Shehu, në një postim në Facebook shkruan se situata në Hormovë është alarmante dhe kërkon ndërhyrje urgjente për të shpëtuar këtë zonë nga shkatërrimi.
Sipas tij, fshati është pothuajse i rrethuar nga zjarri dhe ka shumë pak mbështetje për të përballuar flakët, duke theksuar se kapacitetet e Qarkut janë të pafuqishme për të menaxhuar këtë krizë.
Ai kërkon mbështetje nga qendrat e emergjencës, si dhe ndërhyrje nga ajri dhe toka për të shmangur katastrofën.
Postimi i plotë:
Hormova rrezikon te shkrumohet!
Është pothuajse e rrethuar nga zjarri!
Që tenton të shtrihet drejt fshatrave të tjerë të Tepelenës e Gjirokastrës.
Deri tashmë nuk ka asnjë mbështetje qendrore në shuarjen e flakëve.
Kapacitetet e vogla, të pa pajisura, keq të organizuara të Qarkut janë të pafuqishme për të përballuar gjendjen.
Pavarësisht përpjekjeve individuale e njerëzore të tyre.
Situata gjatë ditës me temperatura shumë të larta rrezikon për më të keqen.
Nuk mundet e nuk duhet neglizhuar akoma, siç ndodhi me Leklin, me Hormovën deri tash!
Kërkohet urgjentisht ndërhyrje e gjerë, nga ajri e toka, mbështetje nga qendra!