Zjarri djeg banesat në fshatin Menkollarë në Gramsh, flakët në qiell i drejtohen Zenelasit, zjarrfikësja nuk përgjigjet
Zjarri është riaktivizuar sërish në fshatin Menkollarë të Njësisë Administrative Skënderbegas në Gramsh, duke djegur banesat.
Nga videot e ardhura në redaksinë e SYRI-t, dallohen flakët e mëdha të zjarrit që kanë përpirë sërish pyjet dhe po i afrohen fshatit tjetër Zenelas, duke rrezikuar banesat.
Nga denoncimet, mësohet se zjarrfikëset nuk i përgjigjen thirrjeve të banorëve për ndihmë.
Situata vijon të jetë kritike.