VIDEO/ Agravon situata në Delvinë, flakët i afrohen qytetit - Në rrezik edhe puset e naftës...
Zjarri ka dalë jashtë kontrollit në rrethinat e Delvinës.
Aktualisht situata duket alarmante, teksa zjarri pas fshatit Kardhikaq ka zbritur sonte në Delvinë. Pamjet tregojnë që zjarri ka pushtuar faqen e malit në lagjen më të vjetër të qytetit “Llakë”.
Siç bëhet me dije rrezikohen puset e naftës, ndërsa autoritete dhe zjarrfikësit ndodhen pranë vatrave për shuarjen e tyre.