", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/August/12/auto_duplantis1755025144.jpg", "width": 900, "height": 503 } }

VIDEO/ ‘Njeriu fluturues’ thyen për herë të 13-të rekordin botëror

Armand Duplantis nuk ka limite në kërcimin me shkop dhe për herë të 13-të në karrierën e tij, ka thyer rekordin botëror të kësaj disipline të atletikës.

Shifra 6 metra e 17 centimetra që vendosi në vitin e largët 2020 i përket të kaluarës, pasi që atëherë, ai ka arritur ta përmirësojë atë me nga një centimetër edhe 12 herë të tjera.

Dhe sot, në moshën 25-vjeçare dhe me mundësi të mëdha e të dukshme përmirësimi, ka vendosur rekordin e ri.

Në mitingun e Budapestit, Duplantis sot kërceu në lartësinë 6 metra e 29 centimetra, duke fluturuar me lehtësi mbresëlënëse mbi pengesën dhe duke treguar se edhe kjo shifër shumë shpejt do t’i përkasë të kaluarës.