VIDEO/ Gramsh, banorët në dëshpërim: Kemi lënë pasuri e shtëpi, shteti të vijë e të shohë ku jemi
Banorët e fshatra të ish-komunës Skëndërbegas në Gramsh janë evakuuar nga policia dhe ushtria, duke lënë pas shtëpi, pasuri dhe qindra krerë bagëti.
Ata kanë rrëfyer se, nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me shtëpitë e tyre, me bagëtitë dhe me pasurinë e tyre.
‘Unë kam lënë shumë lopë dhe në mal. Unë kam stallë atje.
Kam 30 krerë lopë, 130 krerë bagëti.
Unë merresha me fikjen e zjarrit te shtëpia në thellësi të fshatit, shifja pak gjë.
Kur më mori policia shumë shtëpi pashë në flakë’, tha një banor.
Ndërsa një tjetër banor, ka treguar se është evakuuar pa marrë asgjë me vete dhe nuk di ku të shkojë.
‘Nuk po e dimë më. Dolëm nga zjarri, atje kemi lënë me lopë me shtëpi, me të tëra. Ku të vemi.
Në Skëndërbegas nuk ka lënë asgjë zjarri, nuk kemi asgjë, asnjë rrobë.
E pamë zjarrin poshtë, por kur doli zjarri në majë të malit, na u mbush mendja të iknim.
Nuk dimë çtë themi, a janë djegur apo jo.
Shteti të vijë e të kontrollojë, ku jetojmë ne që jemi djegur, kemi mall’, ka treguar banori tjetër, që nuk kishte asnjë informacion se çfarë kishte ndodhur me pasurinë e tij.