Mesfushori i Bayernit humbet startin e sezonit

“Sport Bild” raporton se mesfushori i Bayernit të Mynihut, Aleksandar Pavloviç, do të mungojë gjatë pushimit të parë ndërkombëtar të sezonit të ardhshëm të Bundesligas.

Pavloviç iu nënshtrua një operacioni në orbitën e syrit javën e kaluar. Synohet rikthimi në shtator.

Pavloviç, i cili humbi disa ndeshje në sezonin e kaluar për shkak të lëndimeve dhe sëmundjeve, nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e Superkupës ndaj Shtutgartit, as për sfidën hapëse të Kupës Vehen Visbaden, apo për dy ndeshjet e para të Bundesligas.

Derisa të rikthehet, mesfushorët me përvojë Xhoshua Kimish dhe Leon Goretzka do të mbajnë boshtin e mesfushës.

Ylli i ri gjerman, Tom Bishof, gjithashtu do të përpiqet të shfrytëzojë rastet për të fituar minuta lojë.